E përditshmja katalanase “Sport” e ka pikasur mirë.
Kjo Barcelonë, përtej një Levandovski apo Rafinje, është prodhim vendas, dhe ishin pikërisht “djemtë e shtëpisë” siguruan triumfin e madh në Superkupën e Spanjës.
Reali u mund 5-2 në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, dhe gati gjysma e ekipit ishte e mbushur me talente të Akademisë së famshme “La Masia”.
“Triumfi I La Masisë”, titullon “Sport”, që rreshton emrat: Kubarsi, Balde, Kasado, Gavi dhe Lamin Jamal.
Sipas gazetës katalanase mosha e tyre mesatare është 19.2 vjeç.
Po flasim për Akademinë që dikur krijoi Mesin, Ksavin, Iniestën, Pikenë, Valdesin, Busketsin e shumë të tjerë.
“Sport” nuk gabon kur shkruan se puna e kryer nga sistemi I ekipeve zinxhir po e shpëton klubin nga kriza e rëndë financiare.
Projekti sportiv po shpëton projektin ekonomik, ndërsa shumë herë në futbollin e sotëm ndodh e kundërta.
Te Barça patën vështirësi të regjistronin Dani Olmon dhe Pau Viktorin, ndërsa nuk e kanë të lehtë të mbajnë një mbrojtës klasi si Ronald Arauho që kërkon të shkojë tek Juventusi.
Gjithsesi, dy fitoret e jashtëzakonshme në El Klasiko ndaj Realit këtë sezon, 4-0 në La Liga, dhe 5-2 në Superkupë, tregojnë se po lind një skuadër e frikshme.
Jo më kot, e përditshmja kryeqytetase, “Marka” paralajmëron: Reali I Madridit dridhet nga jo që po vjen: Epoka e Lamin Jamalit!
Ylli 17-vjeçar, pasi shkëlqeu me Spanjën në Kampionatin Europian, po udhëheq Barcelonën si një Lionel Mesi i ri.