“Nxënësi” mund “mësuesin”/ Një duel i madh Lebron-Wembanyama, talenti 21-vjeçar më i fortë se “Mbreti” i koshit

schedule12:47 - 14 Janar, 2025

schedule 12:47 - 14 Janar, 2025

U parashikuara si e ardhmja që sfidon të tashmen. U duk se e tashmja dominoi atë që mund të quhet e shkuar. I tillë dueli mes Viktor Uembaniamës dhe Lebron Xhejmsit në Arenën e madhe të NBA-së në Los Anxhelos.

San Antonio Spërs arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe, 126-102, pasi dominoi sidomos në pjesën e katërt e të fundit, ndërsa Uembi doli më I fortë sesa “Mjeshtri I Vjetër”.

Talenti 21-vjeçar francez shënoi 23 pikë, kapi 8 topa në tabela, shërbeu 5 asistë, pati 3 vjedhje topash dhe dy bllokime gjuajtjesh. Edhe pse mund të bëjë më shumë, sërish statistikat janë shumë pozitive.

Përballë tij 40-vjeçari Lebron, që arriti vërtet të shënonte 18 pikë e të jepte 8 asistë, por që e humbi topin plot 7 herë, ndaj vetëm një herë të rivalit të tij tepër të ri.

Lejkërsat u mbajtën në ndeshje nga Entoni Dejvis që shënoi 30 pikë dhe kapi 13 topa në tabela, por minutat e fundit ishin të lodhshme. Pas një nisje mjaft të mirë të sezonit, “Liqenasit” kanë zbritur në vend të shtatë në Konferencën Perëndimore, me 20 fitore e 17 humbje.

Shpresat për më lart janë të gjitha, sepse vendi I tretë është shumë pranë, por ndoshta në vazhdim të sezonit, Lebron do të ndjejë moshën 40-vjeçare. San Antonio ndërkaq është edhe më poshtë, me 19 fitore e 19 humbje, por e ardhmja duket shumë e bukur me Viktor Uembaniamën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!