Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohen 4 persona në Vlorë, një tjetër shpallet në kërkim

schedule09:07 - 15 Gusht, 2023

schedule 09:07 - 15 Gusht, 2023

Katër persona janë arrestuar në Vlorë dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Shkak është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe kundërshtimi me dhunë i punonjësve të Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për kundërshtim me dhunë, të punonjësve të Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-50 vjeç, banues në Mamurras, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-31 vjeç, banues në Itali, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-21 vjeç, banues në fshatin Nartë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, i papajisur me leje drejtimi.

Po këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin 20 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi është larguar nga vendi i aksidentit, në aksin rrugor “Vlorë-Kuç”, ku ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit, për sqarimin e rrethanave të një konflikti ndërmjet këtij shtetasi dhe familjarëve të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!