Arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani është pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Associated Press shkruan se biznesmeni akuzohet se është përfshirë në trafikimin e 613 kilogramëve kokainë që janë sekuestruar në portin e Durrësit. “Kokaina mbërriti në Shqipëri me një ngarkesë bananesh nga Kolumbia. Dy persona u arrestuan atë kohë”, shkruan agjencia ndërkombëtare.
Gjithashtu nënvizon se kokaina kap vlerën e 180 milionë eurove.
“Shqipëria njihej më parë si një udhëkryq për trafikimin e marjuanës. Konfiskimet e rregullta tregojnë se trafikantët ende kanë marjuanë të ruajtur pavarësisht nga një operacionet qeveritare për të reduktuar ndjeshëm numrin e plantacioneve”, nënvizon kjo media.
Ndërkohë, shkrimi i Associated Press është shpërndarë nga media si Daily Mail, Yahoo, Gazeta Montreal dhe shumë të tjera. /abcnews.al