Arrestimi i 40 vjeçarit në Tiranë/ Ishte në kërkim për pengmarrjen e një 35 vjeçari. I përfshirë në këtë ngjarje edhe ‘ushtari’ i Ervis Martinajt

schedule12:29 - 12 Shkurt, 2025

schedule 12:29 - 12 Shkurt, 2025

40 vjeçari Fredi Keta u arrestua nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në korrik të vitit të kaluar, ku së bashku me shtatë persona të tjerë, mes tyre ish-presidenti i Klubit të Kamzës Naim Qarri, rrëmbyen Ervis Xhixhën, duke e kanosur atë për t’i marrë një 70 mijë euro.

Në korrik, u arrestuan katër prej bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa tre të tjerë u vendosën në arrest shtëpie.

Të përfshirët janë:

Tori (Hektor) Xheçuka, 36 vjeç
Aleksandër Osmani, 37 vjeç
Artan Pirraci, 50 vjeç
Fredi Keta, 40 vjeç
Naim Qarri, 52 vjeç
Sajmir Kolaveri, 42 vjeç
Adem Metkola, 46 vjeç

Sipas informacioneve, 36 vjeçari Hektor Xheçuka njihej edhe si pjesë e grupit të Ervis Martinajt dhe dyshohet si vrasës me pagesë i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale. Ai është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme pas zbërthimit të bisedave në Sky ECC ku u lëshuan 50 urdhër arreste.

Komunikimet në aplikacionin Sky ECC zbuluan se ai kishte marrë përsipër rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të të fortit të Niklës, Durim Bami për llogari të bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej disa vitesh.

Xheçuka rezulton gjithashtu si i përfshirë edhe në vrasjen e Emiljano Boçit, ngjarje e ndodhur më 14 Janar të vitit 2018./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!