Arrest në shtëpi pas protestës te Unaza e Re, Ermal Maloku tregon dhunën policore

schedule17:34 - 15 Tetor, 2019

schedule 17:34 - 15 Tetor, 2019

Ermal Maloku, një nga banorët e Unazës së re, qëndron në arrest shtepie prej më shumë se 5 muajsh. Ai thotë në një intervistë për ABC News se i rrezikohet shëndeti pasi nuk mund të shkojë në spital, për të kontrolluar shpatullën e dëmtuar nga policia gjatë arrestimit. 32 vjeçari shprehet se nuk mund të paguajë qeranë e banesës, pasi është i papunë.

Protesta është e drejta universale e ç’do shoqërie demokratike në botë… Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Ermal Malokun. Ai u arrestua në protestën e 8 majit të organizuar nga banorët e Unazës së Re.

Gjykata e Tiranës vendosi që Ermali të qëndrojë në masë  sigurisë “Arrest Shtëpie”. Pas këtij vendimi 32-vjeçarit nuk ka me çfarë të paguar qiranë e banesës së tij, ku pronari i apartamentit i ka lënë afat edhe dy javë kohë për detyrimet e prapambetura.

Babai i një fëmijë 4-muaj kërkon të hetohet në gjendje të lirë, pasi ai është i vetmi person që mund të sigurojë të ardhura në familje.

I revoltuar, Ermali tregon se në çfarë gjendje ndodhet familja e tij. Preokupimi më i madh është sigurimi i ushqimit për foshnjën e vogël. Gjendja shëndetësore e të riut nuk është e stabilizuar ende nga dhuna policore e ushtruar në përfundim të protestës së 8-majit.

Nga fillimi i protestës në zonën e Unazës së Re rreth 1 vit më parë janë arrestuar dhe kanë dalë për masë sigurie në gjykatë mbi 40 banorë. Ndërsa janë shoqëruar në Komisariatin nr.6.,  dhe në drejtorinë e Policisë së Tiranës afërsisht 120 persona të cilët, preken drejtpërdrejt tek banesat e tyre nga projekti i zgjerimi i Unazës së Madhe dhe devijimi i Lumit të Lanës./abcnews.al