Arkimed Lushaj ose i njohur ndryshe si “Stresi” u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg” pranë Gjykatës së Tiranës.
Reperi i njohur shqiptar, u arrestua pas një hetimi disa mujor mes policisë dhe prokurorisë së Tiranës ndaj një grupi kriminal. Arrestimi i tij u bë në një hotel në Linzë. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku po qëndronte atij iu sekuestrua një sasi e vogël kokaine, një pistoletë “Pjetro Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7. 65 mm.
Sipas burimeve të ABC News, stresi nuk ka dhënë deklarata në gjykatë, por përmes avvokatit ka mohuar zotërimin e këtyre armëve.
Marrash Ibraj, avokat:“Shashka e hedhur për pjesëtarët e një organizate kriminale nuk është gjë tjetër veçse një shashkë e hedhur në një moment të papërshtatshëm. Për të sqaruar opinionin, i mbrojturi prej meje po hetohet për kapjen me armë në muajin korrik të këtij viti në ambjentet e gjimnazit “Partizani” këtu në Tiranë. Lidhur me këtë armë të sekuestruar gjatë një kotrolli rutinë ka patur përgjime telefonike dhe në një prej këtyre përgjimeve rezulton, sipas prokurorisë, që i mbrojturi prej meje ka thënë që “E hudha unë”, por se për çfarë nuk bëhet e ditur. Për këtë arsye gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë. Në momentin që organet e policisë kanë shkuar në ambjentin e hotelit në Linzë për të ekzekutuar masën e sigurimit arrest me burg gjatë kontrollit të dhomës përkatëse, në ambjentet e dollapit e mbështjellë me peshqir është gjetur dhe një armë zjarri tjetër. Sot kishim dy seanca, seanca e parë ishtë për të verifikuar kushtet e zbatimit të masës së parë të caktuar në mungesë dhe kishim një seancë të dytë me një masë sigurimi të re për armën e dytë. Për hir të së vërtetës jemi në paligjshmëri në të dyja vendimet e gjykatës. E para qëndron se nuk mund të akuzosh Arkimed Lushajn për armëmbajtje pa leje vetëm në bazën e përgjimeve pasi përgjimet nuk janë prova por mjet për të shkuar tek prova. Për pasojë vepra e parë bie dhe i mbrojturi prej meje s’duhet të përgjigjet. Për sa i përket të dytës jemi po përpara një paligjshmërie tjetër më të rëndë, është kontrolluar dhoma e hotelit pa një vendim gjykate, dihet se ambjentet e mbyllura nuk mund të kontrollohen pa një vendim gjykate. Edhe në qoftë se mund ta trajtojmë në kushtet e flagrancës, i mbrojturi prej meje duhet të asistohej nga një avokat ose nga një njeri i besueshëm. Ndryshe pse duhet ta marrim apriori se arma që është gjetur e mbështjellë me peshqir në dollapin e hotelit qenka e Arkimed Lushës dhe jo e pronarit të hotelit, po ia fus kot unë, ose të një përsoni tjetër të vënë aty me qëllim. Se fundmi ka një paligjshmëri deri në absurd, i mbrojturi prej meje të paktën është transmetuar nëpër të gjitha mediat pothuajse nudo dhe për pasojë armëmbajtja pa leje s’ka sens. Armëmbajtje pa leje do të thotë që gjatë kontrollit personit i gjendet arma. Ai ishte lakuriq s’ka armë. Arma është gjendur në ambjentet e dollapit, dollapi s’është i joni, i mbështjellë me peshqir është vendos nga dikush aty vetëm për të rënduar pozitën tonë proceduriale.”/abcnews.al