Read More…

"/>

Arrest me burg për Kujtim Mirin, sekser për marrjen e parave

schedule09:38 - 13 Nëntor, 2017

schedule 09:38 - 13 Nëntor, 2017

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurise “Arrest me burg” për Kujtim Mirin. Kushëriri i gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, akuzohet si sekser që merrte paratë për llogari te gjyqtarit. Por avokati i tij dha një shpjegim tjetër për përgjimet e siguruara nga organi i akuzës.

Gjykata e krimeve të rënda vlerësoi të ligjshëm arrestimin e shtetasit Kujtim Miri, kushëriri i gjyqtarit Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion. Togat e zeza vendosen masë sigurie “Arrest me burg” për Kujtim Mirin.

Vetë i pandehuri mësohet se nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa gjyqi u zhvillua me dyert të mbyllura.

ABC News mësoi se, Kujtim Miri shpjegoi para trupit gjykues se në bisedat e tij të përgjuara nga organi i akuzës nuk bëhej fjalë për gjyqtarin Shkëlqim Miri, por, për vëllanë e tij, i cili vuan dënimin burgun e Fushë-Krujës dhe që ka të njëjtin emër, Shkëlqim Miri.

Avokati i të akuzuarit si ndërmjetues, theksoi se i gjithë procesi gjyqësor është i montuar politikisht.

Kushëriri i gjyqtarit Miri u ndalua pasditen e së premtes, pak orë pas arrestimit të vetë gjyqtarit, të cilit iu gjetën në banesë rreth 33 milionë lekë të reja. Kujtim Miri akuzohet si sekser në marrjen e shumës 30 euro, në këmbim të ndryshimit të veprës penale për Gentian Dodën nga vrasje me paramendim, në plagosje të rëndë me dashje. Aktualisht në kërkim është edhe ndëmjetuesi tjetër, Alban Buçi, i hetuar nga prokuroria si personi që i ka dërguar parate Kujtim Mirit në emër të Dodes për te ndikur te  gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri. /abcnews.al

https://youtu.be/eLS1XTevt0M