Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arkeologët një hap më pranë gjetjes së varrit të Kleopatrës

schedule10:27 - 11 Qershor, 2020

schedule 10:27 - 11 Qershor, 2020

Arkeologët besohet se mund të kenë gjetur vendin e varrimit, të Kleopatrës, faraones së fundit të Egjiptit. Ekspertët mendojnë se mund të jetë varrosur në një tempull në Deltën e Nilit. Arkeologët që po gërmojnë në vendin e Taposiris Magna, zbuluan një “varr të çrregulluar të zbukuruar me fletë ari”, vetëm 60 milje larg nga Kajro.

Dr. Kathleen Martinez, një akademike nga Republika Domenikane, po drejton gërmimet në Taposiris Magna, e cila beson se Kleopatra dhe i dashuri i saj romak Mark Anthony janë varrosur aty 2 mijë vite më parë, për të imituar mitin e lashtë të Isis dhe Osiris.

“‘Kuptimi i vërtetë i kultit të Osiris tregon pavdekësinë. Pas vdekjes së tyre, perënditë do të lejonin që Kleopatra të jetonte me Antony në një formë tjetër ekzistence, kështu që ata do të kishin jetën e përjetshme së bashku.”, tha ajo. /abcnews.al



 

Ekspertët besojnë se Kleopatra bëri plane që ajo dhe Anthony të varroseshin në një tempull të quajtur Taposiris Magna në mënyrë që të imitonin mitin e lashtë të Isis dhe Osiris

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!