“Ardian Dvorani kampion drejtësie”, Meta-Ramës: Fletë-lavdërimi si ato të Partisë së Punës

schedule14:01 - 24 Shkurt, 2021

schedule 14:01 - 24 Shkurt, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë konferencës për mediat foli edhe vlerësimin e bërë nga DASH për gjyqtarin Ardian Dvorani.

Meta u ndal më tepër tek reagimi i kryeministrit Edi Rama, të cilin e konsideroi i një fletë lavdërimi e Partisë së Punës nga ana e këtij të fundit.

Lexo edhe: Meta kthen ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet

“I them kryeministrit se kjo është një gjë që s’më habit vetëm mua lavdërimi i  tij. Në 26 janar është bërë marrëveshja në Kamzë, në 27 është miratuar. Por ky nxitim nuk është për të nxjerrë 3 borëpastruese në gatishmëri. Si fletë-lavdërimi që merrte Partia e Punës, kështu janë çmimet e Ramës për anti-korrupsionin. E them sërish përse ky nxitim për të bërë një ligj të veçantë për të shkelur Kushtetutën. Do të ishte mirë që Kuvendi të ishte mbledhur me urgjencë kur ra tërmeti, të mos prisnin sa të vinin Forcat e Sigurisë së Kosovës”, tha Meta.

Ndërsa foli për raportet me SHBA dhe Bashkimin Europian, Meta tha se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se raportet me këto vende i ka të shkëlqyera.

“Raportet e Ilir Metës janë të shkëlqyera edhe me SHBA edhe me Europën. Ilir meta nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan”, shtoi Presidenti.

 /abcnews.al/