Meta kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet

schedule13:36 - 24 Shkurt, 2021

schedule 13:36 - 24 Shkurt, 2021

Presidenti Ilir Meta këtë të mërkurë ka kthyer ligjin,që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet, në shkelje flagrante të ligjit dhe të Kushtetutës.

Ndër të tjera kreu i shtetit ka thënë se një ministër dhe një zëvendës ministër kanë shkuar në Kamëz dhe kanë nënshkruar një marrëveshje sipas Metës anti-kushtetuese dhe me procedurë të përshpejtuar.

“Kam dalë të flas në çështje me Aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku Kuvendi ka ratifikuar një ligj dhe marrëveshja shtesë koncesionare e miratuara ka nivelin me të lartë të anti-kushtetutshmërisë, por edhe të korrupsionit të Kuvendit tonë një partiak. Kanë miratuar një ligj për ta ligjëruar këtë korrupsion.

Është shtesë arbitrare në dëm të interesave të qytetarëve. Kjo kontrate e fshehtë koncesionare është fshehur dhe është mbajtur larg syve të publikut. Fshehja nga sytë e publikut të kësaj procedure antiligjore, sepse çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë ka të drejtë që të di.

Sot do të citoj disa nga shkeljet kryesore në këtë kontrate koncesionare. Në datën 27 janar, ligji është depolitizuar po brenda datës në Kuvend nga qeveria. Më 27 janar konferenca e krerëve e ka futur brenda ditës në kalendar. Projektligji i përcjellë Kuvendit ka bashkëlidhur marrëveshjen që qeveria dhe koncesionari kanë nënshkruar vetëm një ditë para. Ky është bërë në kundërshtim me çdo rregull dhe procedurë. Është shumë e qartë se me çfarë urgjence ka vepruar qeveria dhe Kuvendi.

Kjo marrëveshje e bërë më kaq nxitim zgjat pa asnjë lloj gare me 13 vite afatin e koncesionit të Rinasit që duhet të përfundonte pas 6 vitesh. Qeveria pa asnjë lloj konkurrimi i ka shtuar 13 vite tjera dhe përfundon deri në 2040. Është bërë pa garë dhe pa pritur afatin e përfundimit dhe janë shkelur parimet kushtetuese, dhe në kundërshtim me vetë kushtet e marrëveshjes të lidhur në vitin 2004. Zgjatja e afatit të kontratës koncesionare është bërë brenda një afati rekord duke dhunuar të gjitha kushtet ligjore. Nuk merr parasysh interesin e qytetarëve. Zgjatja është bërë pa një analizë shteruese, mbi shoqërinë që ka blerë aksionet.

Absurde është fakti që dy qeveritarë zgjedhin që ta hartojnë dhe ta nënshkruajnë marrëveshjen ne bashkinë Kamëz, tek një noter. Një ministër dhe një zv.ministër nuk kanë përtuar që të shkojnë në bashkinë Kamëz, në datën 27 janar”, ka thënë Meta./abcnews.al