Ardi Veliu: Kemi rritje të Krimit në vend, problem edhe krimet seksuale

schedule11:03 - 21 Nëntor, 2019

schedule 11:03 - 21 Nëntor, 2019

Në Komisionin e Sigurisë u zhvillua seanca dëgjimore me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, lidhur me situatën aktuale të sigurisë në vend, si dhe konstatimet e kryera nga vizitat e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, në Drejtoritë Vendore të Policisë.

Veliu deklaroi nga janari deri në tetor të këtij viti janë goditur 34 grupe kriminale, nga 35 raste që janë referuar.  

“Janë goditur 34 grupe kriminale, 22 me aktivitet në fushën e narkotikëve, 6 krimet ekonomike dhe 6 në trafiqet e paligjshme. Gjithsej janë referuar 35 raste të referuara për grup kriminal. Marrëveshje me FBI-në për informacione kundër terrorizmit, por edhe FRONTEX” tha ai.

Në krahasim me vitin e kaluar, Veliu tha se deri në tetor të këtij viti kemi vepra penale më shumë, ndërsa problem është edhe rritja e rasteve të krimeve seksuale dhe dhunës në familje.

Janë regjistruar 29 mijë vepra penale të evidentuara jaë zbuluar 24 mijë. Janë kryer 91 hetime pasurore. Janë evidentuar 49 vrasje nga 45 në vitin e shkuar. Është rritur numri i krimeve seksuale, 131 raste këtë vit nga 88 vitin e shkuar. Vijon shqetësim dhuna në familje, mbi 1 mijë vepra për këtë periudhë të këtij viti. Mbi 900 te mitur te demtuar nga veprat penale” tha ai.

Përsa i përket hetimeve pasurore, ai tha se janë sekuestruar 41 mln euro më shumë se vitin e kaluar./abcnews.al