Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arbitri në telefon, ndërpritet sfida/ Një ngjarje e pazakontë në finalen e Kupës së Holandës

schedule12:32 - 22 Prill, 2026

schedule 12:32 - 22 Prill, 2026

Dihet që teknologjia ka sjellë një revolucion të vërtetë edhe në futboll, por ajo që ndodhi në finalen e Kupës së Holandës, mes AZ Alkmarr dhe NEC Nijmengen ishte me të vërtetë e pazakontë.

Në minutën e 76-të, kur rezultati ishte 3-1 në favor të Alkmaar, arbitri Danny Makkelie ndërpreu ndeshjen për t’iu përgjigjur një telefonate…

Habia ishte e madhe te tifozët në stadium dhe të gjitha ata që ndiqnin sfidën nga televizori, teksa arbitri mbylli telefonatën dhe ndërprerja e sfidës vijonte pa një njoftim zyrtar.



Vetëm më vonë u zbulua se Makkelie ishte thirrur në telefon nga përgjegjësit për sigurinë në stadium.

Ata kishin identifikuar mes tifozëve rrezikun e hedhjes së një numri shumë të madh fishekzjarrësh, duke krijuar rrezik për shëndetin e njerëzve në tribuna dhe lojtarëve në fushë,

Për këtë arsye, në mënyrë të fshehtë sfida u ndërpre derisa oficerët e sigurës ndërhynë për të larguar tifozët përgjegjës dhe rrezikun e mundshëm.

Më pas ndeshje rifilloi normalisht, ndërs AZ Alkmaar fitoi 5-1, duke marrë edhe trofeun e Kupës së Holandës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!