Arber Zaimi, anëtar i kryesisë së VV-së: Nëse Gjykata Kushtetuese vendos kundër, kjo do të jetë një situatë e re për ne!

schedule21:10 - 13 Maj, 2020

schedule 21:10 - 13 Maj, 2020

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, ka konfirmuar në një intervistë për emisionin Ballkan se nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendos në favor të krijimit të një qeverie të re me kryeministër Abdullah Hotin, kjo do të përbënte një situatë të re për ta.

“Gjykatën Kushtetuese ne nuk e kemi vënë në diskutim ndonjëherë dhe mendoj që Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë vendime kundër Kushtetutës, nuk do të merrte vendime që rrëzojnë praktikat e saj. Kështu që nuk e shohim me shqetësim këtë aspekt. Por duhet kuptuar që drejtësia në një vend nuk është vetëm cështje e gjykatave, por është cështje e të gjithë qytetarëve, po ashtu edhe demokracia, edhe standarti i ligjit, e kështu me rradhë janë cështje e të gjithë qytetarëve. Kështu që nëse pyetja juaj është cfarë nëse gjykata kushtetuese vendos të marrë vendim kundër vetes së vet dhe kundër vendimeve të veta të mëparshme, atëherë kjo do të ishte një situatë e re për ne”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!