Arben Pëllumbi deklaratë për mediat: ODIHR, vlerësim pozitiv për zgjedhjet e 25 prillit

schedule12:02 - 27 Korrik, 2021

schedule 12:02 - 27 Korrik, 2021

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi në një deklaratë për mediat foli për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Lexo edhe: Raporti final i OSBE, Basha: U konfirmua masakra zgjedhore, 25 prilli s’kishte lidhje me demokracinë

Pëllumbi u shpreh se ODIHR ka dhënë vlerësim pozitiv për zgjedhjet.

“Aktorët kryesorë patëm besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë në zgjedhje.Komisioni Qendror i zgjedhjeve i riformatuar i përkushtua mbikëqyrje së procesit zgjedhor në mënyrë transparente. Vlerësimi i OSBE /ODIHR është  padiskutim vlerësimi më pozitiv më i dhënë ndonjëherë.

Merita i takon qytetarëve shqiptarëve që shprehen vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës në përputhje me rregullat dhe standardet në fushatën e zgjedhjeve”, tha Pëllumbi.

Më tej ai shton se Partia Socialiste është e gatshme të bashkëpunojë me OSBE dhe aktorët politikë në vend.

“Si KAS, ashtu dhe Kolegji Zgjedhor shqyrtuan mosmarrëveshjet zgjedhore. Sa i përket përdorimit të teknologjisë, misioni shprehet se në përputhje me praktikat më të mira, KQZ pilotoi teknologji të reja votimi. U theksua liria themelore, se ne këto zgjedhje në dallim nga zgjedhjet e tjera hetimet filluan zyrtarisht në shumë raste.

Pretendimet nuk u kufizuan në vetëm një subjekt politik. Së pesti, në mënyrë të veçantë janë rekomandimet e OSBE/ODIHR në vendin tonë.

Angazhimi ynë si forca më e madhe politike është adresimi i rekomandimeve. Një numër të rekomandimeve të OSBE dhe Komisionet u adresuan, të tjera mbetën të paadresuar. Dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë me OSBE dhe për të vijuar përpjekjet me aktorët në vend për të adresuar rekomandimet në frymë e letër”, ka thënë ai.

/abcnews.al/