Policia në provincën Pioletello të Milanos ka arrestuar 10 persona në kuadër të një operacioni kundër Ndrangheta-s, që u koordinua nga Drejtoria e Antimafias.
Të pandehurit akuzohen ndër të tjera edhe për manipulim vote përmes emigrantëve dhe afera droge me grupe trafikantësh shqiptarë.
Klani Manno-Maiolo i ‘Ndranghetas në provincën e Milanos, dyshohet se ka terntuar të ndikojë në zgjedhjet lokale të tetorit 2021 në favor të kandidatit të atëhershëm për kryetar bashkie Claudio Fina dhe kandidatit për këshilltarit të planifikimit të qytetit Menni Marcello. Dy të sipërpërmendurit ishin të mbështetur nga një koalicion i qendrës së djathtë.
Prokurori Paolo Storari i ka akuzuar të arretsuarit edhe për krimin e detyrimit zgjedhor.
Konkretisht, bosi i supozuar Cosimo Maiolo, sipas hetimeve të kishte organizuar “një banket elektoral” për dy politikanët dhe kishte ftuar edhe “komunitetin e huaj”, konkretisht “shqiptarët dhe pakistanezët” të votojnë për kandidatët Fina dhe Menni. Në këtë mënyrë ai demonstroi publikisht mbështetjen e “Ndrangheta” për dy kandidatët. Gjithanë hetime u zbardh edhe akuza e një tentative vrasje që ka përfshirë një anëtar të familjes mafioze e disa shtetasve shqiptarë për afera të lidhura me trafikun e drogës.
Nga përgjimet është dokumentuar edhe si mafia që vepronte në Pioltello dënonte gjestin impulsiv të sherrit të dhunshëm të anëtarit të familjes mafioze me trafikantët shqiptarë. Madje për të dhënë një mësim u vendos të eliminohej vëllai i tij, por krimi mbeti në tentativë.
/abcnews.al