Festivali i Monodramës “Flas Shqip” ka ulur siparin e edicionit të tij të dytë.
Pas disa netësh me shfaqje teatrore dhe pjesëmarrje të gjerë të publikut, juria e festivalit shpalli fituese monodramën “Gruaja me sirtare”, me autore Anisa Markarian dhe interpretuar nga aktorja Mimoza Marjanaku dhe regjisore Suela Bako.
Ky edicion erdhi pas suksesit të festivalit të parë, të zhvilluar në vitin 2025, i cili u konsiderua një nismë e rëndësishme për krijimin e një tradite të re teatrore shqiptare.
Mbrëmja përmbyllëse u zhvillua në teatrin eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku përveç ndarjes së çmimeve u shfaq edhe vepra “Qeni” e autorit Naum Shundi me aktore Marjeta Ljarja.
Me çmime u nderuan edhe aktorët të cilët shpalosën vepra përgjatë 4 netëve të festivalit.
Tashmë po ktheht në traditë, ky festival do të mbahet edhe në vitin 2026 ku do të mbledhë sërish në skenë aktorë, regjisorë dhe autorë nga Shqipëria dhe trojet shqiptare
Ndërkohë, aktivitetet do të vijojnë edhe këtë të mërkurë me një mbrëmje poetike post-festival, ku do të interpretohen poezi nga autorë shqiptarë


