Festivali i Monodramës “Flas Shqip” rikthehet me edicionin e tij të dytë në datat 15–19 Maj, i organizuar nga Teatri “Zonja e Bujtines”, qendra teatrore Naum Shundi.
Ky festival është i dedikuar tërësisht dramaturgjisë shqiptare dhe synon promovimin e monodramës shqipe, duke sjellë në skenë aktorë, regjisorë dhe autorë të njohur shqiptarë, si Anisa Markarian, Erand Sojli dhe Shkelzen Marveci.
Festivali do të zhvillohet çdo mbrëmje me hyrje të lirë dhe synon të krijojë një atmosferë artistike ku publiku dhe artistët ndërveprojnë përmes teatrit dhe fjalës shqipe.
Sipas organizatorëve, “Flas Shqip” synon të kthehet në një platformë të përvitshme për teatrin shqiptar dhe krijuesit e rinj.
Festivali Monodramës do të përmbyllet me 19 maj në teatrin eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku pas shfaqjes së veprës “Qeni”, të autorit Naum Shundi, do të ndahen edhe çmimet nga juria e festivalit.
Ndërsa me 20 Maj do të jetë post festivali, një mbrëmje poetike ku do interpretohen poezi nga autorë shqiptarë, dhe në memorie të Naum Shundit.
/abcnews.al/


