Anija kozmike që do nisë njerëzit në Mars, një hap larg të bërit realitet

schedule18:48 - 19 Janar, 2018

schedule 18:48 - 19 Janar, 2018

Anija kozmike më e madhe në botë, e cila mendohet se do të dërgojë njerëz në Mars në vitin 2030, është vetëm një hap larg të bërit realitet.
NASA ka kryer një testim të motorëve të saj RS-25 në Qendrën Hapësinore Stenis afër Misisipit.

Anija është menduar të bëjë fluturimin e saj të parë në vitin 2019 dhe do të dërgojë njerëz në anijen kozmike Orion, ndërsa më pas do të ndërmarrë disa misione drejt Hënës dhe Marsit.
Shkencëtarët po punojnë duke përdorur teknika të avancuara prodhimi që të ndërtojnë një sistem motorësh 3D, që do i japë mundësi anijes të harxhojë më pak.

Inxhinierët e Aerojet Rocketdyne thanë në Fox News se armotizatorët janë krijuar duke përdorur lazer dhe pluhur metalik, duke i prodhuar shumë shpejt, krahasuar me ndërtimin e tyre manualisht, ku mund të duhen vite./abcnews.al