Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anija cisternë goditet nga një raketë e panjohur në Oman/ Dëmtohet ura e komandimit, nuk raportohet për viktima

schedule20:22 - 25 Qershor, 2026

schedule 20:22 - 25 Qershor, 2026

Një anije cisternë u godit nga një raketë e panjohur në juglindje të Omanit të enjten ditën e sotme, duke pësuar dëmtime në urën e komandimit, njoftoi Qendra e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Sipas UKMTO-së, incidenti ndodhi rreth 7.5 milje detare në juglindje të Dahit, në Oman.

Deri më tani, nuk ka raportime për viktima apo për ndonjë ndikim mjedisor si pasojë e incidentit.



UKMTO bëri të ditur se autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa anijeve që lundrojnë në zonë u është kërkuar të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!