Duhej të ndodhte edhe kjo.
Anglia ia kishte frikën më shumë ndonjë shpërthimi dhune në Kanzas Siti, siç ngjau disa ditë më parë, ndërsa mori një goditje të ndryshme.
Mediat në ishujt britanikë, por edhe në të gjithë botën, raportojnë se skuadra e shpikësve të futbollit u bë viktimë e një vjedhjeje, ndërsa po shkonte nga Florida në Misuri.
Nuk dihet sesi, por hajdutët ia dolën që të merrnin jo pak nga baza materiale e “tre luanëve”, dhe kjo përpara seancës stërvitore në bazën e tyre në Shtetet e Bashkuara.
Mes bazës materiale të vjedhur ishin edhe këpucët e kapitenit Harri Kejn, dhe të yllit të Realit, Xhud Belingham, ndërsa ekipit anglez I mbeti vetëm një top.
Stafi I delegacionit të Anglisë u detyrua të punonte për të zëvendësuar atë që mungonte, dhe që ishte e domosdoshme për mbarëvajtjen e stërvitjes.
Mediat britanike shkruajtën se kjo ishte një dështim I masave të sigurisë rreth ekipit kombëtar anglez, ndërsa policia në Kanzas konfirmon incidentin si dhe informon se ka marrë dy persona në pyetje për ngjarjen, dhe se ka pasur arrësira.
Anglia e ka nisur vonë përgatitjen për ndeshjen e parë në grup në këtë Botëror, edhe sepse del vonë në fushë.
Sfida hapëse e “tre luanëve” luan të martën ndaj Kroacisë në grupin L në Arlington, ndërsa trajneri Tomas Tuhel ka shqetësime për gjendjen fizike të lojtarëve të rëndësishëm si Saka.



