Anglia nuk humbet kohë dhe vendos, futbolli amator e nis nga zero

schedule17:28 / 26/03/2020

Anglia ka marrë një vendim në lidhje me kampionatet e futbollit. Koronavirusi ka pezulluar prej kohësh futbollin dhe mbyllja e këtij sezoni po vështirësohet, pasi situate e jshtëzakonshme nuk po qetësohet aspak.

Në ishull kanë rënë dakord për t’i zeruar kampionatet e këtij sezoni. Diçka e tillë ka ndodhur për kampionatet amatore. Askush nuk do të ngjitet një kategori më lart dhe askush nuk do të rrëzohet një kategori më poshtë.

Të gjithë rezultatet janë anuluar dhe gjithçka do të nisë nga fillimi. Kjo nuk ndodh për Premier League, Ligue 1, 2 dhe Conference, për të  cilat do të diskutohet më vonë. Të gjithë tifozët shpresojnë që të fitohet sa më shpejt beteja me COVID-19 dhe t’i rikthehen stadiumeve. /abcnews.al

schedule17:28 / 26/03/2020