Anglia ka nisur aventurën e saj drejt “Botërorit 2026”.
Me një avion privat që u ngrit nga aeroporti i Birmingam, Tomas Tukel, 26 futbollistët e grumbulluar prej tij, stafi teknik dhe ai shoqërues udhëtuan mbrëmjen e së hënës drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa destinacioni ishte Kansas Siti, ku “Tre Luanët” do të kenë kampion bazë gjatë finaleve të Kupës së Botës.
Kombëtarja angleze do të luajë në Grupin L, bashkë me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë. Ndeshja e parë e skuadrës së Tukel do të jetë më 17 qershor në Arlington kundër Kroacisë, por sipas parashikimeve kalimi i grupit nuk do të jetë problem. Jo vetëm kaq, pasi “Tre Luanët” llogariten edhe mes favoritëve për të fituar Kupën e Botës, që i mungon që prej vitit të largët 1966.
Por përveç rivalëve në Botëror, skuadra angleze, mbi të gjithë trajneri Tukel duhet të fitojë edhe ndaj kritikave dhe polemikave që vazhdojnë, që pas zbulimit të listës zyrtare.
Tekniku la jashtë finaleve të Kupës së Botës, disa prej talenteve të futbollit anglez si Fil Foden, Kol Palmer apo Trent Aleksandër-Arnold. Por edhe disa prej senatorëve si Harri Megajer apo Luk Shou.


