Anëtari i KPA Luan Daci përballet ditën e sotme me Gjykatën e Posaçme të Apelimit. Daci ka kërkuar nga gjykata të rrëzohet vendimi për pezullimin e tij nga detyra.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci për ABC News, mbetet për tu parë se si do të vijojë ky proces.
Gjyqtarja Nertina Kosova, një nga anëtarët e trupës gjykuese për Dacin, ka qenë pjesë e çështjeve të gjykuara me Luan Dacin, dhe si e tillë ajo mund të kërkojë të mos jetë pjesë e trupës që do të gjykojë Dacin, për shkak të konfliktit të interesit.
Gjyqtari Daci është shoqëruar në këtë seancë nga avokatët e tij Jordan Daci dhe Andi Duraj të cilët do të paraqisin pretendimet e tyre për pafajësinë e Dacit.
Gjyqtari Daci ka një detyrë me funksion kushtetues dhe si i tillë çështja e tij mund të zgjatet në kohë.
Luan Daci akuzohet se ka mashtruar institucionet shqiptare, ndërkohë që ka patur rol kryesor në mbajtjen në punë ose largimin të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri gjatë procesit të vettingut.
Ky është një nga vendimet më të forta të SPAK, që prej nisjes punë disa muaj më parë./abcnews.al