Negociatat për në Bashkimin Europian prekin në masë të madhe bashkitë e vendit dhe këtu kryeministri Edi Rama e përsëriti atë që ky proces do të thotë për vendin tonë.
“Ne ketë dua të them që bashkimi europian edhe anëtarësimi në BE janë një bekim për Shqipërinë. Por sfidat e bashkive janë të mëdha, sidomos ne drejtim të tërheqes së fondeve të Bashkimit Europian”, vijoi Rama, në aktiviteitn që zyrtarizoi nisjen e fazës së dytë të Programit të financimit të BE-së për pushtetin vendor.
“Ky program është kyc. Nuk janë 1 milionë euro më shumë shumë, por është I gjithë insitrumenti që duet ti bëj të gjitha bashkitë jo veytëm të interesuar por dhe të angazhuara në këtyë instrument. të kenë aftësinë të thirthin fonde. përbën një investim strategjik të bahskimit europian për të nxitur rritjen e kapaciteteve të bashkive në horizontin e antërtëimin e shqipërisë në BE.”
Mungesa e burimeve njerëzor në pushtetin vendor dhe dixhitalizimi u identifikuan si dy problematika për bashkitë.
“Dixhitalizimi në pushtetin vendor, kemi një diferencë të papranuehsme të të pajustifikueshme, peshën që ka në nivel qendor dhe vendor,. mbase disa I kuptoj, por kemi foli gjatë me ministrin dhe përfaqësinë partnerët gjerman në dixhitalizim janë mbrapa nesh, punojnë me faks…”
Në rreth 70 për qind të direktivave të BE-së për vendin tonë, në këtë proces negociatash për anëtarësim vihen në zbatim nga bashkitë. Për këtë arsye, ambsadori I be në vendinm tonë, silvio gonzato, u kërkoi kryetarëve të bashkive të mos jenë vetëm vëzhgues.
“Rrugëtimi europian i Shqipërisë duhet të përqafohet dhe përjetohet në çdo bashki të Shqipërisë. Programi synon që qeveria vendore të mos jetë thjesht vëzhgues në proces, por aktiv në të ardhmen europiane. Ky program do të ofrojë rezultate në bazë të tre prioriteteve, e para shërbimet dhe infrastrukturë më e mirë për qytetarët. E dyta është zhvillimi ekonomik vendor, dhe i treti të ketë institucione më të forta dhe më transparente, sepse qeverisja e mirë nis me besimin”.
Projekti BE për Bashkitë është një financim i Bashkimit Europian, 10 milionë euro që shkojnë për moderinzim të shërbimeve vendore. Këtij fondi I është shtuar dhe një kontribut financiar shtesë prej 1 milion euro nga Gjermania.



