Çdo ëndërr e ka një fund, sado që të zgjasë. Edhe përralla e madhe e Karlo Ançelotit duket se do të mbyllet madje pa ardhur ende vera.
Mediat spanjolle dhe italiane njoftojnë se nuk trajneri I shquar do të largohet nga Reali, madje pa mbyllur plotësisht as kontratën që vlen deri në 2026.
Rezultatet e këtij sezoni, eliminimi nga Championsi, humbja në finalen e Superkupës së Spanjës dhe në finalen e Kupës së Mbretit, që të dyja ndaj Barcelonës, dhe shanset e pakta për të fituar La Ligën, duket se e kanë bërë presidentin Florentino Perez që të merrte këtë vendim.
Pavarësisht se Ançeloti është një emër I madh në futboll, dhe se ka fituar shumë trofe në “Bernabeu”, tek Reali ka një standard, nëse nuk merr tituj duhet të largohesh.
Kështu ndodhi në 2015, dhe kështu do të jetë edhe tani.
Sipas mediave, italiani 65-vjeçar nuk do ta drejtojë ekipin as në Kupën e Botës për klubet që zhvillohet në qershor. Besohet se e ardhmja e tij do të jetë në stolin e Brazilit, dhe pesë herë kampionët e botës e kanë kërkuar me ngulm për disa vjet.
Këtë gjë e bëjnë të sigurt mediat në Spanjë, siç titullon e përditshmja “Marka”. Në gjashtë sezone në stolin madrilen, Karlo Ançeloti fitoi gjithsej 15 trofe, përfshi tre Champions dhe dy tituj në La Liga, duke u bërë trajneri më I suksesshëm në historinë e klubit. Italiani la pas legjendën Migel Munjoz që fitoi 14 trofe./abcnews.al