Ancelotti merr vendimin e rëndësishëm për karrierën: Çfarë do të bëj pasi të mbyll aventurën me Real Madridin

schedule12:23 - 13 Gusht, 2022

schedule 12:23 - 13 Gusht, 2022

Carlo Ancelotti e ka të qartë, pas kësaj aventure te Real Madridi, karriera e tij si trajner do të marrë fund.

Këtë e ka konfirmuar vetë italiani, i cila ka analizuar momentin e tij dhe të bardhezinjve në një intervistë për “Il Messaggero”:

“24 tituj në karrierën time? E vërteta është se këto llogari nuk kanë rëndësi për mua. Do t’i bëj në fund, kur një ekuilibër të ketë më shumë se kaq. Tani jam i fokusuar në stërvitje, më pëlqen puna e përditshme. Deri para disa vitesh prioritetet e mia ishin taktikat, tani fokusohem të marrëdhëniet njerëzore, njohja me njërëzit dhe brezat e rinj”.

Ndërsa kur është pyetur për tërheqjen tekniku është përgjigjur:

“Kjo fazë në Madrid do të mbyllë karrierën time. Pas bardhezinjve do të tërhiqem. Real Madridi është maja e futbollit. Ka kuotim t’i japim fund fjalës pas kësaj përvoje”./abcnews.al