Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Analistët në Kosovë: Qëndrimi i Haradinajt për taksën ndaj Serbisë është zbutur

schedule11:45 - 17 Mars, 2019

schedule 11:45 - 17 Mars, 2019

Vizitat e fundit të tre delegacioneve të vendeve më të fuqishme të botës në Kosovë duket se e ka zbutur kryeministrin Ramush Haradinaj nga qëndrimi i tij për taksën. Analistët thonë se Kosova duhet të shfrytëzojë rastin dhe të marrë diçka në këmbim të pezullimit të taksës.

Taksa e vënë nga qeveria e Kosovës ndaj produkte serbe dhe ato të Bosnjë e Hercegovinës në kohën kur ishte  propozuar dhe votuar ishte e suksesshme  vlerësojnë analistët në Kosovë.

Por sipas tyre tash nuk duhet humbur kohë me këtë cështje. Megjithatë thonë se nuk do të duhej të pezullohej pa ngonjë shpagim.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se kryeministri Haradinaj është zbutur në qëndrimet e tij pas vizitave të delegacioneve të tri shteteve më të fuqishme të botës.

Imer Mushkolaj: “Veprim jo i mençur që taksa të hiqet taksa pa përfituar asgjë. Unë besoj se nëse kanë institucionet vullnet të duhur politik mund të qojnë përpara dialogun e taksa të mund të shërbej në favor të Prishtinës. Besoj se do të shtohet presioni ndaj Serbinë në mënyrë që ajo të ofro diçka në këmbim të largimit të taksës, ndërsa qëndrimi i kryeministrit do të vjen duke u zbutur”.

Për analistin tjetër Ismajl Tasholli është pakuptimtë të shtyhet kjo çështje të të vazhdojë konfrontimi me Bashkësinë Ndërkombëtare.

 Ismajl Tasholli: “Është e pasens që të vazhdoj konfrontimi me Bashkësinë Ndërkombëtare në raport me pezullimin e taksës. 20 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s sot të diskutohet dhe pa Amerikën jemi shumë të dobët”.

Sipas tyre PDK-ja si partneri  kryesor i koalicionit qeverisës është në situatë të vështirë pasi po të shkohet në zgjedhje atëherë taksa do të mbetet deri në krijimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Imer Mushkolaj: “ PDK- ja është në situatë të vështirë. Nuk po merr asnjë hap, në të vërtetë nuk mund të ndërmarrë asnjë hap që ta largojë kryeministrin, sepse edhe nëse kështu humb ….”.

Ismajl Tasholli:  “Të mos harrojmë që PDK-ja i bënë edhe kalkulimet e tjera sepse nëse bie kjo qeveri nuk e ka më një partner që do tia siguronte mbajtjen e qeverisë  dhe vazhdimin e saj. Secili ka kalkulime të veta personale por jo të parimeve ose principeve”.

Analistët vlerësojnë gjithashtu se Serbia është ajo që po e bllokon dialogun duke kërkuar heqjen e taksës e jo Kosova.

Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën ndaj produkteve serbe në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa Serbia ka stopuar vazhdimin e dialogut duke e kushtëzuar me heqjen e taksës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!