Analistët grekë për rastin Gruevski

schedule16:25 - 21 Nëntor, 2018

schedule 16:25 - 21 Nëntor, 2018

Analistët grekë kanë komentuar zhvillimet e fundit sa i përket çështjes Gruevski. Jorgos Hristidis nga Universiteti i Selanikut thotë se ish kryeministri maqedonas ka mashtruar ata që i kanë besuar. Sipas tij, largimi i Gruevskit do të lehtësojë debatet dhe politikën në Maqedoni.

Jorgos Hristidis – Profesor i Politikës komparative ballkanike në Universitetin Maqedonia në Selanik – thotë se ai i ka mashtruar njerëzit që kanë besuar në politikën e tij dhe se mungesa e tij do ta lehtësojë debatin rreth shumë çështjeve të rëndësishme. Duke komentuar për Klan Maqedoni arratisjen e Gruevskit, Profesori universitar në Selanik Jorgos Hristidis ka shprehur ngushëllime për njerëzit që i kanë besuar politikës së ish-Kryeministrit.

Jorgos Hristidis – Profesor universitar – Greqi: “Njoh shumë njerëz të zakonshëm, modestë që kanë besuar në krijimin e kushteve më të mira në vend. Ai i ka mashtruar, pa asnjë sqarim. Mendoj se është shumë pikëlluese për të, për njeriun që ishte lider i vendit, ti ikë përgjegjësisë. Ish-Kryeministri është njeriu i parë që duhet ti respektojë ligjet e vendit, e jo të largohet në atë mënyrë dhe të bëhet objekt i ironisë”.

Nëse arratisja e njeriut, i cili më shumë në procese gjyqësore se sa në politikë tentonte në çdo mënyrë ta pengojë Marrëveshjen e Prespës, do të ndikojë edhe mëtej në ratifikimin dhe zbatimin e Marrëveshjes, Hristidis thotë “po” dhe se do të meret frymë më lehtë.

“Mendoj se ngjarjet rreth Gruevskit edhe më tej do të ndikojnë në Maqedoninë Veriore. Por para së gjithash, sipas meje, kjo do ti lehtësojë politikat dhe debatet në vend rreth shumë çështjeve të rëndësishme”.

Jorgos Hristidis – Profesor i Politikës komparative ballkanike në Universitetin Maqedonia në Selanik shton se BE-ja po kthehet në Ballkanin Perëndimor, duke e kuptuar se në rajon janë duke sunduar liderë autoritar që do të thotë kërcënime reale për sigurinë në rajon. Për këë shkak sërish po hapet perspektiva për integrimin euro-atlantik që është motivuese për shoqërinë tu qaset reformave të domosdoshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!