Amerikanët e armatosur mbrohen vetë: Do patrullojmë në 3 Nëntor

schedule15:52 - 27 Tetor, 2020

schedule 15:52 - 27 Tetor, 2020

Ata nuk kanë asnjë legjitimitet, por kanë shumë grupe dhe akoma më shumë armë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, militantë të armatosur si ushtarë në mision patrullojnë rrugët me pretendimin se mbrojnë pronat, duke u zotuar që dhe në 3 nëntor do të jenë si në çdo zgjedhje presidenciale: të shumtë në numër, të armatosur, jashtë qendrave të votimit

Fushata elektorale për zgjedhjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sjell me vete bagazhin e helmeve dhe përplasjeve të një vere të gjatë protestash.

Vrasje dhe të shtëna me armë zjarri, sulme raciale, trazira dhe përplasje shkaktuan manifestime që shpesh përfunduan në dhunë. Mes manifestuesve ka dhe anëtarë të milicëve të armatosura që janë vetë legjitimuar për të ruajtur rendin publik.

Nëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pyesni se çfarë bëjnë disa njerëz të armatosur mes protestuesve – pavarësisht se organizohen nga njerëz me ngjyrë, të bardhë, të majtës apo të së djathtës – ata do të përgjigjen se janë aty për të ndihmuar.

Një nga këto grupe militantësh me emrin “Oath Keepers”, me anëtarët e saj që duken si ushtarë në mision, shprehet për Euronews se ndodhen aty për të ruajtur pronat e disa personave që kanë kërkuar ndihmën e tyre.

Por asnjë nga këta persona nuk ka asnjë lidhje me forcat e rendit. Për militantët dhe armëmbajtjen e pakufizuar  të armëve të zjarrit – përveç se dhe për zemërimin me ngjyrë  është zhvilluar një pjesë e debatit të një fushate elektorale e ngarkuar me konflikt.

Gara presidenciale kalon dhe nëpërmjet mbështetjes ndaj këtyre organizatave të armatosura. Kur protestat paqësore në Uiskonsin, u bënë të dhunshme, manifestuesit e “Black Lives Matter”, akuzuan ekstremistët konservatorë se kishin tensionuar protestat në zonat me mazhorancë afro-amerikane.

Por Trump dhe stafi i tij elektoral e drejtojnë gishtin kundër Black Lives Matter për dhunën dhe shkatërrimet: ligji dhe rendi janë një nga pikat e forta të fushatës elektorale republikane.

Dhe janë të shumtë analistë e politologë që janë të bindur se votuesit e Trump e kanë kuptuar qartë këtë mesazh.

Në këtë kontest, hyn dhe aktiviteti i valëve të armatosura. Në rastin e Kyle Rittenhouse, i akuzuar se vrau dy protestues në Kenosha, arma nuk ishte thjesht për të frikësuar. Adoleshenti u shpreh se kishte ardhur me automjet nga një shtet tjetër për të mbrojtur pronën e qytetarëve të Kenoshës.

Në Miçigan, 13 anëtarë të milicëve janë akuzuar se kanë projektuar një sulm për të vrarë guvernatorin. Pavarësisht akuzave të rënda ‘Rojet e Betimit” – anëtarë të një prej shumë njësive speciale pa asnjë legjitimitet  deklaruan se ditën e zgjedhjeve do të patrullojnë si gjithnjë, të armatosur, jashtë qendrave të votimit./abcnews.al