Amerikanët braktisin muxhahedinët/ Manëz, anulohet eventi vjetor. Asnjë i ftuar nga Uashingtoni

schedule15:09 - 1 Korrik, 2023

schedule 15:09 - 1 Korrik, 2023

Anulohet eventi vjetor i muxhahedinëve në kampin e Manzës.

Kampi ishte sot sërish nën masa të shtuara sigurie, ndërsa burime brenda kampit i konfirmuan ABC News se nuk kishte ardhur asnjë i ftuar amerikan, në një shenjë të parë të heqjes së mbështetjes për ta nga Uashingtoni. Një ditë më parë kryeministri Rama përmendi për herë të parë mundësinë e largimit të tyre nga Shqipëria.

Sakaq, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga kampi në Manëz, gazetari Ermal Vija tha për ABC News, se në hyrje të kampit vijon të qëndrojë një patrullë e policisë, si edhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kontrollojnë cdo makinë që hyn e del në kamp.

Patrulla u vendos pranë kampit, pas operacionit të madh të Policisë së Shtetit për kontrolle në godinat e kampit në Manëz, pas dyshimeve për se përgatisnin sulme kibernetike në dëm të Iranit.

Gjatë operacionit të kontrolleve, efektivët e policisë hasën në rezistencën e banorëve të kampit ku mbetën 15 efektivë të plagosur si dhe disa rezidentë të kampit MEK.

Prokuroria e posaçme ka nisur hetime ndaj anëtarëve të kampit Mekpër disa vepra penale, nga ajo e “provokimit të luftës” “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike” të gjitha këto tëe kryara në kuadër të grupit të sturktuarr kriminal./abcnews.al