Ambasadorja amerikane Yuri Kim është duke zhvilluar një takim me kryeminisrin Rama në kryeministri.
Nuk dihen detaje të tjera për qëllimin e vizitës së ambasadores.
Takimi vjen një ditë pas protestës së zhvilluar nga artistë dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, mbështetur nga Opozita e Bashkuar.
Tubim i shoqëruar edhe me tensione dhe me thirrje të forta për largimin e Ramës dhe të kreut të Bashkisë, Veliaj.
Ndërkohë po dje, dështoi takimi për Reformën Zgjedhore, pas bojkotit të përfaqësuesve të opozitës në tryezën e Këshillit Politik./abcnews.al