Ambasadorja amerikane Yuri Kim këtë të premte është takuar me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada amerikane ka publikuar detaje nga takimi. Në këtë takim porosia e ambasadores ishte për një sistem drejtësie të paanshëm, bazuar në sundimin e ligjit.
“Ambasadorja i përgëzoi ata për përpjekjet e tyre në përmirësimin e administrimit të gjyqësorit dhe gjykatave. Ajo theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ngritur një sistem drejtësie të paanshëm, bazuar në sundimin e ligjit, ndërsa Shqipëria përpiqet të përmbushë potencialin e saj të plotë duke krijuar institucione të forta demokratike”, thuhet në njoftim./abcnews.al