Ambasada e Ukrainës në Britani goditet nga sulmet kibernetike

schedule15:47 - 3 Mars, 2022

schedule 15:47 - 3 Mars, 2022

Ambasada ukrainase në Britani ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Lajmi është bërë me dije nga vetë ambasada përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas selisë diplomatike ukrainase në Britani faqja e saj zyrtare është jofunksionale për shkak të sulmeve kibernetike.

“Për shkak të sulmeve të vazhdueshme kibernetike në drejtim të Ambasadës Ukrainase në Britani, faqja jonë zyrtare dhe emailat tonë nuk po punojnë”, thuhet nga ambasada.