Ambasada e SHBA-ve uron shqiptarët për Fitër Bajramin

schedule12:06 - 15 Qershor, 2018

schedule 12:06 - 15 Qershor, 2018

Në këtë ditë të festës së Fitër Bajramit edhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët përmes rrjetit social Facebook.

Përveç urimit, në mesazhin e ambasadës amerikane citohet edhe ambasadori Donald Lu, i cili javën e kaluar shtroi një darkë iftari për besimtarët myslimanë.

“Udhëheqja juaj është e rëndësishme për komunitetet tuaja, por edhe për Shqipërinë, ndërsa përballet me sfida të reja brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh ambasadori Lu drejtuar shqiptarëve.

“Viti i ardhshëm ju sjelltë gëzim, begati dhe paqe!”, përfundon mesazhi i tij me rastin e Fitër Bajramit./abcnews.al