Altina Xhoxhaj në KPK, nuk justifikon shpenzimet

schedule11:53 - 23 Prill, 2018

schedule 11:53 - 23 Prill, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori në shqyrtim anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, e cila duket jo pak e rrezikuar nga vetingu. Komisioni konstatoi se gjyqtarja nuk justifikonte disa pasuri, fakt që u kundërshtua me forcë prej saj. Xhoxha pretendoi se KPK po lexon ligjin në mënyrë të gabuar.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, u përball të hënën me një treshe gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Xhoxhaj kërkoi të rikonfirmohej në detyrë, por kalimi me sukses i procesit të vettingut duket një mision jo i lehtë për të.

Sipas Komisionit, anëtarja e Kushtetueses prej vitit 2010 ka probleme me justifikimin e pasurisë. Ndryshe nga ILDKPKI-ja, që raportonte deklarime të sakta të pasurisë për Xhoxhaj, KPK-ja mbante një tjetër qëndrim.

Relatorja e seancës dëgjimore radhiti shumat e pasurive që, sipas hetimit të thelluar të bërë nga ky institucion, nuk ishin justifikuar në burimt të ligjshme. Sipas KPK-së, Xhoxha nuk justifikonte 4.8 milionë lekë nga shuma prej 61 mijë eurosh të shpenzuara për blerjen e një apartamenti 101 metër2 në Tiranë, 450 mijë lekë për një apartament në Gjirin e Lalëzit dhe një pjesë të sipërfaqes së truallit prej 221 metër katrora rreth kësaj shtëpie. Në këto pasuri ajo zotëronte ½ e cdonjërës.

Më tej, duke iu referuar shpenzimeve të familjes, përfshi udhëtimet të shpeshta jashtë vendit të bëra nga gjyqtarja Xhoxhaj dhe bashkëjetuesi i saj, KPK vlerësonte se nuk justifikoheshin në burime të ligjshme as kursimet e tyre. Këto kursime sipas Komisionit ishin 6.3 milionë të gjyqtares dhe 61 mijë USD dhe 15 mijë euro.

Ndryshe nga pasuria, gjatë vlerësimit të figurës së gjuqtares nuk ishte konstatuar asnjë kontat mes saj dhe personave të inkriminuar. Të përshtatshme ishin vlerësuar edhe aftësitë e saj profesionale.

Në këtë pikë u përmend edhe një denoncim i bërë nga një qytetar se Xhoxha kishte shqyrtuar në kushtet e konfliktit të interesit një ccështje për të cilën në Apelin e Tirnaës ishte shprehur me vendim babai i saj gjyqtar.

Kur i erdhi radha, përmes avokates së saj, Xhoxhaj kundërshtoi të gjitha pretendimet e KPK-së për pasurite e saj të pajustifikuaraVetë Xhoxha guxoi të leshonte edhe akuza drejt Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke pretenduar se prej tyre ishte lexuar gabim ligji për deklarimin e pasurisë së bashkëjetuesit.

“Pasuria ime është e ligjshme dhe e justifikuar. Llogaritjet e KPK-së janë kryer apriori”, tha Xhoxhaj.

Jashtë sallës, Xhoxhaj nuk pranoi të komentojë. Ndërsa kjo seancë u ndoq edhe nga Avokatia e Popullit, Erinda Ballanca, e cila shfaqi mbështetje për gjyqtaren.

Vendimi për të pritet të shpallet të mërkurën në orën 09:30. Xhoxhaj është anëtarja e tretë e Kushtetueses që kalon në sitën e vetingut. Me herët kolegia e saj Vitore Tusha u konfirmua në detyre ndërsa Fatos Lulo u shkarkua. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!