Alketa Vejsiu tregon momentin më të sikletshëm në skenë

schedule15:45 - 7 Prill, 2021

schedule 15:45 - 7 Prill, 2021

Alketa është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë detaje nga jeta profesionale por jo vetëm. Së fundmi, moderatorja ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, ku i është përgjigjur pyetjeve të tyre.

Moderatorja ka treguar momentin kur është ndjerë në siklet në skenë. “Na trego ndonjë moment të sikletshëm në skenë.”, ka qenë pyetja e njërit prej ndjekësve.”Po kam pasi një natë të vështirë kur nuk isha në humor fare, por duhet të qeshja e të kryeja detyrën! Është pjesa më e vështirë e këtij profesioni.

 

Kam momente kur në kulmin e seriozitetit më kap e qeshura! Jam perfekte për meme në ato momente.“, është shprehur Alketa. Ndërkaq, Alketa ka bërë me dije gjithashtu se do t’rikthehet muzikës pas kaq shumë vitesh. “Po do të më pëlqente të rikthehesha me një hit vere psh, ndoshta me një këngëtare tjetër ( e kam një ide në mendje)

Muzika dhe kënga nuk janë zgjedhja ime e parë! Këndoj që e vogël e kam në gen pasionin për muzikën, por s’jam këngëtare në profesion. Pasioni i vërtetë profesional do të mbetet Televizioni dhe Biznesi”,  është përgjigjur Alketa. /abcnews.al