Alizoti: Opozita e re qesharake, ne do e çojmë në fund betejën

schedule20:06 - 13 Mars, 2019

schedule 20:06 - 13 Mars, 2019

Qesharake  e ka konsideruar Tomor Alizoti, opozitën e re në parlament. I ftuar në Mbrëmje në ABC News, Alizoti tha se ky term bie politikisht, ndërkohë që theksoi se kjo bëhet për të zhvendosur vëmendjen nga konflikti real që ndodh.

“Kjo tregon taktikat e dikurshme për të zëvendësuar. Është qesharake. Nuk ka opozitë të re, se do të duhej të kishte parti të re. E refuzoj të diskutoj këtë temë, pasi në këtë situatë që ndodhet Shqipëria, situata është e paarsyeshme. Ky është qëllimi politik përpjekja për të zhvendosur tezën. Është termi opozitë e re, ky term bie politikisht. Ky është për të zhvendosur temën e konfliktit real në Shqipëri. Njerëzit që kanë kulturë politike duhet t’i shmangen kësaj se është qesharake”.

Sa i takon djegies së mandateve dhe protestave të opozitës, Alizoti i qëndron mendimit se kësaj rruge duhet t’i shkohet deri në fund, pasi është një betejë për gjithë demokratët dhe Shqipërinë.

“Kur nuk funksionon institucioni politik, shteti, institucionet politike e vetmja mundësi është protesta, në një situatë të ëvshtirë edhe masat janë ekstreme. I duhen qëndruar kësaj me intensitet të lartë fort dhe drejt finales.

Kjo është një betejë që e kanë dashur gjithë demokratët. Duhet një betejë reale, e vërtetë që të bindi demokratët dhe të ndalojërimin në Shqipëri. Kjo është betejë e gjithë demokratëve. Të gjithë demokratët duhet të mblidhen rreth shtëpisë së vet. Shikoj brenda demokratëve dhe njerëzve një lloj shprese, sepse të detyron situata të marrësh këtë nismë”.

Beteja për Alizotin duhet të vazhdojë deri sa në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje reale dhe pa Ramën Kryeministër.

“Ky është akti më i fortë që se ka marrë asnjë lider shqiptar në këto vite demokraci. Djegia  mandateve nuk ka ndodhur, është akt historik, por i duhet qëndruar deri në finale. Është akti që më bën mua të besoj se do kemi një finale të fortë, që duhet arrirë një marrëveshje zgjedhje reale dhe jo formale pa kryeministrin aktual.

Duhet të zgjasë derisa në Shqipëri të ketë zgjedhje reale. Unë jam i mendimit se një forcë tjetër që do jetë në opozitë dhe e fakton me dokumenta që janë vjedhur zgjedhjet të dalë nga gara se kjo është ilegjitime. Në momentin ëë bëhen publike dhe vërtetohen, ai duhet të dalë nga kjo garë”.

Deklaratës së kryeministrit Rama se do të fitojë 61 bashki Alizoti i përgjigjet se ky është një autosugjesionim i kryeministrit për t’i mbushur mendjen vetes dhe të tjerëve se nuk trembet nga situata.

“Kryeministri mund të thotë çfarë të dojë. Shqipëria rrezikon shumë, shqiptarët rrezikojnë shumë. Kjo është një lloj autosugjestionimi për t’i mbushur mendjen vetes dhe të tjerëve që nuk trembem nga situata.

Si mund të zhvillosh një garë vetëm. Ka argumente që zgjedhjet në Shqipëri vidhen”.

I pyetur për marrëdhënien PD-LSI, Alizoti sqaron se të gjitha partitë kanë marrë masën ekstreme dhe situata i detyron ato të jenë bashkë.

“Të gjitha partitë kanë marrë masën ekstreme dhe situata i detyron ato të jenë bashkë, nuk ka rrugë të mos jenë luajale. Çdo çedim do i nxjerrë dobët në sy të publikut. Çdo krizë , çdo sëmundje që lihet pa kuruar mund të degrodojë”.

Negociata në Shqipëri sipas Alizotit nuk hapen pasi, vendi ynë në sytë e botës eksporton drogë dhe krim, ndërsa shton se do të hynte lehtë në BE nëse plotëson standardin e zgjedhjeve.

“Negociata në Shqipëri pse nuk hapen? Se në sytë e botës është vend që eksporton drogë e krim. Është Meksika e Evropës. Shqipëria as nuk prodhon, as ka rritur eksportin, vetë faktimet që kanë dalë të përgjuara: “Duhen para për votat”. Shqipria do hyjë lehtë në Evropë nëse plotëson standardet, dhe një nga kryesoret janë zgjedhjet. Nëse në këtë vend do bëhen zgjedhje, Shqipëria do ketë stabilitet politik, ekonomik dhe integrim në BE”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!