Ndryshe nga Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj thotë që Partia Demokratike e ka detyrim për t’u dhënë shqiptarëve presidentin e ri, pasi përfaqëson gjysmën e tyre. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit, Alibeaj u shpreh se Berisha shkaktoi shumë zhurmë, ndërsa dha qëndrimin e tij kundër.
Sipas tij, PD nuk fund t’i fshihet procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të shtetit dhe t’ja lërë Edi Ramës, duke e cilësuar si të delegjitimuar.
Kryetari i grupit demokrat tha se është caktuar një mbledhje tjetër, ku do të merren të gjitha opinionet e deputetëve për të sintetizuar një vendim final. Ndërsa sa i takon qëndrimit të tij, Alibeaj theksoi se PD nuk mund ta shmangë këtë proces dhe se duhet të përballet me Edi Ramën. Ai kujtoi gjithashtu se marrëveshja Berisha-Rama në vitin 2008 dëmton opozitën, pasi presidenti zgjidhet në raundet e fundit me 71 vota.
“Ishte një mbledhje që duhej të zhvillohej dje, por i ndodhi fatkeqësia kolegut tonë. Çështja që u diskutua e para ishte ajo e aghendës parlamentare. Një çështje tjetër është ajo e qëndrimit që duhet të mbajë PD. propozimi im është që duhet në mënyrë kolegjiale të konsultohen të gjithë deputetët. Për këtë arsye u la në një mbledhje tjetër ku duhet të merren opinionet e secilit deputet dhe të ketë një qëndrim final në fund.
E kuptoni që mbledhjet e grupit parlamentar ka zhurmë. Vjen zoti Berisha pa asnjë rol, jep opinionin ë tij. Unë mund t’ju them për qëndrimin tim. Procesi i zgjedhjes së presidentit është i rëndësishëm. Pavarësisht faktit që me ndryshimet e 2008 të marrëveshjes Berisha-Rama zgjedhja e presidentit degradon në raundin e katër dhe pestë me 71 vota. Kjo e kupton se dëmtuese është për opozitën.
Megjithatë edhe sot opinioni im është i qartë. Edi Rama nuk e ka të drejtën të zgjedhë presidentin, 74 vota mori nga masakra elektorale. Katër deputetë të vet sot nuk përfaqësojnë zërin e qytetarëve, dy janë pas qelisë, dy të tjerë janë non-grata për një arsye shumë të rëndësishme për blerje votash. Edhe në këtë aspekt është e delegjitimuar maxhoranca e Ramës.
Duhet të jetë presidenti i shqiptarëve. Nuk mund të rrudhet procesi futur në zarfe. Këtu duhet të përballet PD. Njëra rrugë është me bishtin ndër shalë të shmangemi. Përfaqësojmë gjysmën e shqiptarëve dhe duhet të përballemi me Edi Ramën, por duke t’jua grisur fasadën me zarfe. Është detyrim kushtetues. Edhe detyrim i opozitës ta çojmë përpara. Ky është qëndrimi që unë kam. Presidenti është i shqiptarëve, ne kemi detyrimin të bëhemi zëdhënës jashtë zarfeve. Përballje me regjimin. E di fare mirë që ajo që mendon Edi Rama është që në fund ta zgjedhë me votat e veta. Për këtë arsye grupi i PD do të ketë një mbledhje tjetër për një Ձështje të rëndësishme, si një detyrim”, deklaroi Alibeaj.
Lexo edhe: Zgjedhje e Presidentit, Berisha: Del ai që do Edi Rama, opozita nuk do përfillet
Mbledhja e sotme e grupit parlamentar në selinë blu është zhvilluar me debate të forta mes Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës.
Ish-kryeministri ka kërkuar që PD të mos përfshihet në tryezën e negociatave me maxhorancën për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. Berisha hodhi akuza ndaj Alibeajt, duke e cilësuar këtë të fundit si të shitur te Taulant Balla dhe Edi Rama.
Në prononcim për mediat pas mbledhjes, Berisha tha se presidenti do të zgjidhet nga vetë Edi Rama dhe se procesi është thjeshtë formal, në të cilin opozita nuk duhet të marrë pjesë. g.v/abcnews.al