Alibeaj gjen strehë, Berisha nuk e lëshoi selinë: PD në hotel

schedule16:28 - 19 Mars, 2023

schedule 16:28 - 19 Mars, 2023

Fillimisht adresën e strehës së re, enkelejd alibeaj e vendosi në një dokument që dorëzoi në kqz.

Më pas është kujdesur, që këtë adresë të re, tua tregojë dhe demokratëve që e përkrahin.

Selia e përkohshme e Enkelejd Alibeajt ndodhet në rrugën “Donika Kastrioti”  në një hotel, ngjitur me Kryesinë e Kuvendit, kjo ku ëshë vendosur ky baner blu, me mbishkrimin “Partia Demokratike e Shqipërisë.

Zhvendosja e Enkelejd Alibeajt ka qenë e qetë dhe vetëm me një qëllim, të mos përsërisë një 8 janar të dytë, që vështirë të harrohet prej demokratëve, të atyre që ishin brenda selisë, atyre që e sulmuan nga jashtë dhe atyre që panë të gjithë këtë, përmes ekraneve.

Këto zyra të reja janë marrë me qera dhe do të jenë të përkohshme, deri sa kreu i kreu i komanduar i pd, të gjejë vendin e tij të përhershëm.

Nga këto zyra të reja Alibeja do të organizojë demokratët e tij për betejën elektorale të 14 majit.