Aleati tre pyetje dhe sulm Bashës: Ku i ke provat e “masakrës”, pse nuk na ftove nesër?

schedule16:28 - 15 Maj, 2021

schedule 16:28 - 15 Maj, 2021

Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit shprehet se situata në selinë blu është tepër e nxehtë, pasi opozita humbi zgjedhjet dhe një grup kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës.

PD ka pretenduar se ka prova për manipulimin e zgjedhjeve duke mos i njohur, por Starova thotë se fatkeqësisht, “nuk po shohim asnjë provë të “masakrës”.

Por duket se inati i aleatit është diku tjetër, pasi nesër mblidhet Këshilli Kombëtar dhe Kryesia e PD-së dhe Starova thotë se “asnjë nga aleatët nuk është thirrur të jetë pjesëmarrës”.

“Sot, klima politike duket teper e nxehte ne kampin e qendres se djathte dhe kjo eshte dicka krejtesisht e aresyeshme. E djathta ka humbur per te disaten here. E djathta ka ngritur akuzen per nje “masaker” mbi zgjedhjet e fundit.

Deri tani fatkeqesisht, nuk po shohim asnje prove te “masakres”, megjithese te gjithe e dime se zgjedhjet jane vjedhur. Neser, Keshilli Kombetar dhe Kryesia e PD-se mblidhen per te diskutuar mbi kete “masaker” dhe asnje nga aleatet nuk eshte thirrur te jete pjesmarres.

Eshte e qarte qe neser vetem do te thuhet se nuk i njohim zgjedhjet, por kjo mbetet nje deklarate e njeanshme dhe e pavertetuar. Logjikisht, mbetet te thuhet edhe se demokratet nuk do te marrin pjese ne legjislaturen e re.

Pyetja qe shtrohet eshte: Ku po shkon e djathta ? Per ku eshte duke i udhehequr mbeshtetesit e saj ? A eshte e sigurte se nuk po gabon? Pervoja politike historike na meson se, sa here qe nje force politike e gjen vehten ne rrethana te tilla, ajo e vazhdon betejen politike duke filluar me ndryshimin e vetvehtes” shkruan Starova./ db/ Abcnews.al