Aleatët e PD dhe aksioni opozitar në Byro Politike

schedule08:45 - 3 Maj, 2018

schedule 08:45 - 3 Maj, 2018

Aleatët e Partisë Demokratike Dashamir Shehi kreu i LZHK, Fatmir Mediu kreu i PR, Agron Duka, kreu  i Agraro-Ambjentaliste dhe Nard Ndoka kreu i demokristianëve, të ftuar në studion e “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi në ABC News kanë folur për aksionin opozitar.

Për Shehin këto dy muaj qeveria duhet të qeverisë dhe jo të sundojë dhe të pastrojë ambjentin kriminal në Shqipëri.

“Ne si opozitë kemi për detyrë që ti’i denoncojmë. Jemi para gjërave të mëdha të Shqipërisë”-thotë ai.

Sipas Mediut dështimi më i madh i drejtësisë është kur politika flet për drejtësinë.

Rama kërkon të jetë kryegjyqtar, kryeprokuror dhe kryeministër. Ramës i duket vetja si autoriteti sublim”.

Agron Duka u shpreh se opozita nuk e ka bërë rolin e saj aq sa duhet, sepse së pari PD duhet të tejkalojë problemet e veta të brendshme.

Ndërsa Nard Ndoka tha se politika shqiptare doli e traumatizuar pas zgjedhjeve. Edhe mazhoranca nuk pati shkëlqimin qeverisës dhe u vërtetua që nuk është votuar nga qytetarët, por falë manovrave, përfshirë dhe marrëveshjen e 18 majit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!