Alda VS Enxhi: Dy fitueset e “Style Star” futen në debat për pikët. A ka diçka personale mes tyre?

schedule22:52 - 23 Prill, 2021

schedule 22:52 - 23 Prill, 2021

Alda fituesja e dy mbrëmjeve të StyleStar Show dhe Enxhi, fituesja e një mbrëmjeje tjetër, kanë komentuar për votimin e vajzave mes njëra- tjetrës. Pas sfilatës së Enxhit dhe pas votimit të konkurrenteve për të, Kiara i ka dhënë fjalën Aldës.

Kjo e fundit ka komentuar për pikët, por nga forma e këtyre komenteve që u kthyen në debat mund të mendojmë se mes vajzave mund të ketë diçka personale që nuk ka të bëjë vetëm me veshjet e stilin.

Duke kujtuar se një puntatë më parë, pjesëtari i përhershëm i jurisë, Niko Komani, tha se besonte se këto dy konkurrente edhe kishin formuar një “aleancë” mes tyre. Mesa duket diçka ka ndryshuar. /abcnews.al