Analisti Jeton Halimi, foli në “Ballkan Update” në “ABC News” për situatën politike në Kosovë, zgjedhjet duke u ndalur edhe tek marrëdhëniet mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Ai u shpreh se Kurti ka prishur edhe marrëdhëniet me partnerin më të rëndësishëm të Kosovës, SHBA, ndërsa theksoi se raporti mes presidentes Osmani dhe Kurtit është thyer.
“Albin Kurti shfaqi karakterin e tij, një lojtar që din të djegë edhe miqtë e tij. Marrëveshja nuk është bërë publike për vërehet njëfarë qetësie në heshtje dhe mundohen ta kamuflojnë dhe duket se ka hyrë në lojë edhe çështja e presidentes Osmani. Ajo mund të shkarkohet. Jo rastësisht e kanë lënë çështjen e presidentes, për të ndarë gjëra. Pra vërehet shumë qartë një afrim i PDK me VV. Kurti ka munguar në takimin me zgjedhjet. Marrëdhëniet janë të thyera dhe po shihet mos pjesëmarrja. Dihet që tani kanë filluar hatërmbetjet mes Kurtit dhe Vjosa Osmanit”, ka thënë ndër të tjera ai.
/abcnews.al/