Albërie Hadërgjonaj e emocionuar për rikthimin e së bijës në muzikë, flet për projektet e reja

schedule10:19 - 16 Shtator, 2020

schedule 10:19 - 16 Shtator, 2020

Pas shumë vitesh mungesë në tregun muzikor, Anxhelina Hadërgjonaj ka bërë me dije se i është rikthyer muzikës. Këngëtarja njoftoi pak ditë më parë përmes një postimi në rrjete sociale disa nga vargjet e tekstit të këngës, projekt të cilin më pas e konfirmoi dhe e ëma, Albëria.

Ndërkohë, së fundmi në një tjetër reagim Albëria është shprehur e emocionuar për rikthimin e së bijës në muzikë. Teksa ka publikuar një pjesë nga klipi i këngës më të re, Albëria bën me dije se Anxhelina pritet të sjellë disa këngë, për të cilat ka punuar prej kohësh.

 

View this post on Instagram

 

@anxhelina My lovely daughter has worked for years and it has been a long journey for her. Finally a lot of songs are ready to be released one by one. Go and shine my angel.Make all of us proud! Coming 09/25/2020🎤 May God bless you and your music my love. Wishing you and @lovebloque the [email protected] 🥂❤️💎

A post shared by Alberije Hadergjonaj🎤 (@alberije_hadergjonaj) on

“Vajza ime bukuroshe ka punuar për vite me rradhë dhe ka qenë nj udhëtim i gjatë për të. Më në fund shumë këngë janë gati të publikohen një nga një. Shko dhe shkëlqe ëngjëlli im. Na bëj të gjithëve krenarë! Vjen në 09/25/2020”, ka shkruar Albëria. xh.d/abcnews.al