Alban Ramosaj merr vendimin e papritur gjatë pushimeve

schedule13:40 - 11 Gusht, 2021

schedule 13:40 - 11 Gusht, 2021

Alban Ramosaj është një nga djemtë që u kaloi në qendër të mediave rozë pasi u shpall fitues i festivalit “Kënga Magjike” me këngën “Thikat e mia”. Që prej atij momenti, këngëtari jo vetëm që shtoi fansat, por edhe ndjekësit në rrjetet sociale.

 

Mirëpo, së fundmi, Albani ka marrë një vendim për të mos publikuar asgjë. Këngëtari ka vendosur të shijojë pushimet në maksimum dhe ka ndarë vetëm një moment të natyrës krah së cilës ka shkruar:

“Nuk po postoj shumë sepse po i shijoj pafund këto pushime për një ndryshim”.

Albani nuk ka treguar se për çfarë ndryshimi bëhet fjalë, por të gjithë kanë filluar të aludojnë për ndonjë projekt të ri./abcnews.al