Alarmi për bombë në Tiranë, shpërthehet çanta e dyshimtë

schedule12:48 - 22 Nëntor, 2019

schedule 12:48 - 22 Nëntor, 2019

Forcat xheniere kanë bërë shpërthimin e komanduar të çantës së dyshimtë të gjetur rreth 30 minuta më parë.

Ndërsa nga shpërthimi ka rezultuar se bëhet fjalë për një alarm të rremë.

Gazetari Andi Qosja i cili ndodhet në vendngjarje bën me dije se pas shpërthimit ka nisur tashmë qarkullimi i mjeteve por edhe kalimtarëve.

Çanta ndodhej pranë sheshit “Skënderbej”, ndërsa ishte një qytetar i cili njoftoi policinë.

Sakaq, nga shpërthimi i kontrolluar që ekspertët i bënë çantës rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë shpërthyese ashtu sikurse u dyshua./abcnews.al