Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alarmi në Gjermani: Gjithnjë e më shumë të rinj konsumojnë kokainë

schedule09:35 - 26 Qershor, 2026

schedule 09:35 - 26 Qershor, 2026

Gjithnjë e më shumë të rinj në Gjermani konsumojnë kokainë. Në një krahasim dhjetëvjeçar përdorimi te moshat 18-25 vjeç u rrit nga 1,2 në 4,1 për qind, siç bëri të ditur Instituti Federal për Shëndetin Publik.

Sipas të dhënave në vitin 2015, 1,8 për qind e meshkujve në këtë grupmoshë kishin deklaruar se kishin marrë kokainë të paktën një herë gjatë 12 muajve para anketës. Vitin e kaluar kjo përqindje ishte 5,7. Tek gratë e reja, përqindja u rrit brenda dhjetë vjetësh nga 0,5 në 2,4 për qind.

Ndërkaq tek adoleshentët gjatë së njëjtës periudhë nuk u konstatuan ndryshime të rëndësishme në konsumimin e kokainës .



Instituti thekson gjithashtu se analizat e ujërave të zeza, të kryera në qytete gjermane me porosi të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Drogat, tregojnë gjithashtu një rritje të konsumit të kokainës.

Sipas anketës 2,5 për qind e të rinjve 12-17 vjeç deklaruan se kanë pasur tashmë përvoja me të paktën një drogë ilegale. Midis djemve dhe vajzave nuk u vërejtën dallime.

Ndërsa te grupmosha 18-25 vjeç përqindja ishte dukshëm më e lartë, me 18,7 për qind. Ndërkohë që numri i meshkujve që kishin pasur përvoja me droga ilegale ishte gati dy herë më i lartë se femrave (23,8 për qind kundrejt 12,9 për qind).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!