Alarmante situata në Angli, 30 raste të reja me koronavirus brenda ditës

schedule18:10 - 5 Mars, 2020

schedule 18:10 - 5 Mars, 2020

Autoritetet në Britaninë e Madhe po përgatiten për të lëvizur drejt fazës së dytë të menaxhimit të situatës të krijuar nga koronavirusi në vend.

Ndryshimet vijnë pasi u raportua se numri i personave të infektuar me koronavirusin në Angli ka shkuar tashmë në 115. Pra, që nga 4 marsi janë shtuar 30 raste të reja.

Nga shifrat e nxjerra nga qeveria e vendit rezulton se nga numri total i rasteve 25 të tilla janë në Londër. Masat e marra në fazën e dytë pritet që të përfshinë shtimin e aksionit për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Nga të gjithë të infektuarit në Angli shpërndarja gjeografike vijon si më poshtë:

25 në Londër

17 në veriperëndim

17 në juglindje

15 në jugperëndim

10 në veriperëndim dhe Yorkshire

9 në Midlands

8 në Anglinë Lindore

4 ende të pacaktuar /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!