Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alarm për përhapjen e miningjitit, dyshohen 3 raste. Silva Bino konfirmon vdekjen e 27-vjeçarit

schedule14:41 - 10 Janar, 2020

schedule 14:41 - 10 Janar, 2020

Tre persona dyshohet se kanë ndërruar jetë nga sëmundja e rëndë e miningjitit, por vetëm 1 rast është i konfirmuar zyrtarisht.  Bëhet fjalë për policin e Rrugores Mariglen Mestani që u nda nga jeta dy ditë më parë. 

Pas vdekjes së policit 27-vjeçar nga sëmundja e rëndë e miningjitit, shefja e Epidemiologjisë në ISHP-ja, Silva Bino ka dalë në deklaratë për mediat.

Binaj konfirmoi  zyrtarisht se i riu vdiq nga miningjiti ndërsa janë marrë analizat për persona të tjerë të dyshuar.



Sipas saj, nuk ka vend për panik sepse nuk kemi epidemi permantente. Po kaq ajo konfirmoi se janë edhe 3 raste të tjera të dyshuara, njëri prej tyre në Durrës, por pritet të dalin analizat.

“Është infeksion i rëndë, fatal, që ka një evolucion tepër të shpejtë. Është një sëmundje e transmetueshme dhe për personat e kontaktojnë marrë masat e duhura. Nuk ka rrezik, pasi të gjithë personat që kishin kontakt me personin e prekur kanë marrë antibiotikët. Kemi vetëm një rast të evidentuar. Mostrat po analizohen, duhet të presim rezultatin dhe të themi të vërtetën”, u shpreh Bino. /abcnews.al

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!